Policia e Kosovës përmes raporti 24 orësh ka bërë të ditur se në Prizren janë zhdukur dy fëmijë të mitur.
“Fsh. Petrovë, Prizren 19.05.2021-15:35. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se mbesa e saj e mitur është larguar nga shtëpia para tri ditësh dhe nuk është kthyer deri më tani në shtëpi. Sipas ankueses nuk është hera e parë që e njëjta largohet nga shtëpia pa informuar familjarët”, thuhet në njoftimin e Policisë.





