Kandidatët për deputet nga radhët e Nisma Socialdemokrate në Prizren, sot takuan banorët e lagjes “Tusuz”.
Postimi i plotë:
Kandidatët për deputet nga radhët e Nisma Socialdemokrate në Prizren, u pritën sot nga banorët e lagjes “Tusuz”, me një tubim madhështor dhe mobilizim të fuqishëm për ta jetësuar dhe çuar përpara projektin tonë “Me Çlirimtarët” në mbrojtje të vlerave kombëtare.
Kandidati për deputet, Zafir Berisha, tha se fryma jonë, kauza e Nisma’s “Me Çlirimtarët”, i ka bashkuar qytetarët anekënd Kosovës.
Nisma Socialdemokrate po merr përkrahje të fuqishme kudo, poashtu edhe sot nga këtu me mbështetjen tuaj të fuqishme, të bashkuar të gjithë për mbrojtje të vlerave kombëtare, po e nisim fitoren e madhe të Nisma Socialdemokrate dhe me Fatmir Limajn Kryeministër.
Kandidatët e tjerë për deputet, Albulena Balaj Halimaj, Sabri Micaj, Shukrije Berisha, Fatmir Gërdellaj, Afrim Tejeci dhe Leart Batusha, thanë se Tusuzi vazhdimisht është bërë bashkë me Çlirimtarët kur ka pasur nevojë shteti, njësoj sikur sllogani ynë “Me Çlirimtarët”, andaj edhe ne zotohemi se kështu të bashkuar “Me Çlirimtarët”, do të jemi zë i pakompromis i mbrojtjes së vlerave kombëtare dhe i interesave të të gjithë qytetarëve padallim.