LAJME

Studentët e Universitetit të Prizrenit organizojnë të hënën protestë në Prishtinë

Studentët e Universitetit të Prizrenit organizojnë të hënën protestë në Prishtinë
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Shtator 2026, 11:29

Parlamenti Studentor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren ka organizuar për të hënën, më 21 shtator, një protestë në Prishtinë, me moton “Studentët për drejtësi”, kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Protesta do të mbahet në orën 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

“Të hënën, të gjithë në shesh! Për UÇK-në, për drejtësinë, për historinë tonë. Jo në emrin e studentëve!”, thuhet në njoftimin e Parlamentit Studentor.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika