Ka përfunduar protesta gjithëpopullore e organizuar nga organizatat e dala nga lufta, e mbajtur në Prishtinë.
Në përmbyllje të protestës, organizatorët kanë prezantuar katër kërkesat kryesore të tyre lidhur me zhvillimet rreth Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Kërkesa e parë është shfuqizimi ose ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Si kërkesë të dytë, organizatorët kanë kërkuar shkarkimin e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla.
Kërkesa e tretë është mbështetje e pakufizuar dhe fonde të mjaftueshme për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së.
Ndërsa kërkesa e katërt është angazhimi i ekspertëve më të mirë ndërkombëtarë në mbrojtjen e krerëve të UÇK-së.
“UÇK-ja jemi ne, UÇK-ja është shteti i Kosovës, dhe ne nuk do ta lejojmë të na merrni atë që e kemi fituar me gjak”, u tha në përmbyllje të protestës.