Djali i Jakup Krasniqit, Altini, u është drejtuar protestuesve të cilët janë duke protestuar në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, kudnër vendimti në Hagë, raporton Ekonomia Online.
Ai, u ka bërë thirrje të gjithëve që so t’i lënë anash dallimet politike dhe të bëhen bashkë.
“Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme.
Jam para jush jo vetëm si biri i një njeriu që po përballet me këtë padrejtësi, por si biri i këtij populli. Lufta jonë ka qenë për liri, për dinjitet, luftë e një populli që për dekada ka qenë i përbuzur.
Ajo që ndodhi në Hagë nuk është çështje ndaj katër individëve. Ky aktgjykim prek një histori të madhe, prek sakrificën e çdo dëshmori, çdo veterani, çdo të burgosuri politik e çdo të zhdukuri, e çdo fëmije që nuk arriti ta shijojë Kosovën e lirë.
Sot nuk do të dorëzohemi. Nëse dorëzohemi sot, do të na gjykojë edhe e ardhmja. Do të na pyesin fëmijët tanë se çfarë bëtë kur historia iu vuri në bankën e të akuzuarve, çfarë bëtë kur çlirimtarët u vunë në pikëpyetje. Përgjigjja jonë do të jetë e qartë: NUK U DORËZUAM.
Do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi!
Prandaj sot i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve dhe të gjitha partive politike, t’i lëmë anash dallimet politike, të bashkohemi./EO