LAJME

Arrestohet një burrë në Prizren, i gjenden substanca narkotike, barna dhe mbi 19 mijë euro

Arrestohet një burrë në Prizren, i gjenden substanca narkotike, barna dhe mbi 19 mijë euro
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Shtator 2026, 09:34

Një burrë në Prizren është arrestuar të enjten pasi gjatë kontrollit i janë gjetur substanca narkotike, barna e mbi 19 mijë euro. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit Kokainë me peshë 26.43 gramë, 182.44 gramë substancë narkotike e llojit Marihuanë, 221 pako me nga 30 copë diazepam, 165 pako me nga 30 copë bensedin, 2.44 gramë substancë narkotike e llojit kokainë, 19.625 euro dhe një telefon mobil”, thuhet në raportin policor. 

Me vendim të prokurorit i dyshuari thuhet se është dërguar në mbajtje.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika