LAJME

Çeku priti drejtuesit e SBAShK-ut, diskutuan rezultatet e testit PISA dhe prioritetet për zhvillimin e arsimit në vitet e ardhshme

Çeku priti drejtuesit e SBAShK-ut, diskutuan rezultatet e testit PISA dhe prioritetet për zhvillimin e arsimit në vitet e ardhshme
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Shtator 2026, 10:06

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, së bashku me zëvendësministrin Përparim Kryeziu, ka pritur në takim kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, nënkryetaren, Vjollca Shala, sekretarin e përgjithshëm, Ymer Ymeri dhe zyrtarin ligjor të SBAShK-ut, Blendor Shatri.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Ministrisë, me këtë rast, drejtuesit e SBAShK-ut e uruan ministrin Çeku për riemërimin në pozitën e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, duke i dëshiruar suksese përmbushjen e përgjegjësive dhe objektivave të punës.

Në takim thuhet se u diskutua për bashkëpunimin dhe përfshirjen e SBAShK-ut në procesin e hartimit të Strategjisë së re të Arsimit 2035+, dokument që do të përcaktojë orientimet dhe prioritetet kryesore për zhvillimin e arsimit në 10 vjet e ardhshme.

Ministri thuhet se falënderoi SBAShK-un për mbështetjen që i kanë dhënë këtij procesi dhe për përfshirjen dhe kontributin aktiv në takimet e grupeve të punës.

Sipas MASh-it, pjesë qëndrore e diskutimit ishin edhe reflektimet mbi rezultatet e ulëta në testin PISA dhe përgjegjësia për angazhim të përbashkët në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe të nxënit.

“Po ashtu, në këtë takim ministri Çeku dhe drejtuesit e SBAShK u dakorduan për fillimin e një cikli takimesh me mësimdhënës dhe përfaqësues sindikalë në të gjitha rajonet e vendit, për të diskutuar drejtpërdrejt rreth çështjeve thelbësore në arsim, planeve të ministrisë, shtyllave të Strategjisë së re të Arsimit dhe nevojave burimore të mësidhënësve, nxënësve dhe shkollave.” – thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika