LAJME

Regjimenti i Tretë i Këmbësorisë ka realizuar ushtrimin fushor “Zgjimi i Ujkut”

Regjimenti i Tretë i Këmbësorisë ka realizuar ushtrimin fushor “Zgjimi i Ujkut”
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Shtator 2026, 08:18

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se me qëllim të testimit dhe vlerësimit të kapaciteteve operacionale të skuadrave të Kompanisë së Armëve, me fokus në aftësitë për manovrim, reagim dhe veprim taktik në kushte të simuluara luftarake, kompania ka realizuar ushtrimin fushor “Zgjimi i Ujkut”.

Sipas FSK-së, gjatë ushtrimit u zhvilluan skenarë të ndryshëm taktikë, të përshtatur me karakteristikat e terrenit dhe kërkesat e një mjedisi operacional.

FSK thekson se përmes tyre u vunë në provë niveli i përgatitjes individuale dhe kolektive, si dhe aftësitë e pjesëtarëve për të reaguar dhe vepruar në mënyrë të koordinuar.

“Ushtrimi shërbeu gjithashtu për identifikimin e fushave për përmirësim dhe konsolidimin e mësimeve të nxjerra, me synim rritjen e mëtejshme të gatishmërisë dhe forcimin e kapaciteteve operacionale të njësisë.” – thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika