LAJME

Hamza bashkë me deputetë të PDK-së i bashkohen protestës kundër vendimit në Hagë

Hamza bashkë me deputetë të PDK-së i bashkohen protestës kundër vendimit në Hagë
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Shtator 2026, 09:57

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza së bashku me deputetët e kësaj partie dhe ish kryetarin e PDK-së Memli Kransiqi, i janë bashkuar protestës gjithëpopullore, raporton Ekonomia Online.

Protesta, e thirrur me moton “Në mbrojtje të UÇK-së”, i cila pritet të fillojë në ora 12:00 zhvillohet dy ditë pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Gjykata Speciale me seli në Hagë ka dënuar Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim. Të gjithë janë dënuar për krime lufte, ndërsa janë shpallur të pafajshëm për krime kundër njerëzimit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika