Dogana e Kosovës ka zhvilluar një vizitë zyrtare pune në Doganën e Holandës në aeroportin e Schipholit, në kuadër të përpjekjeve për forcimin dhe thellimin e bashkëpunimit doganor ndërmjet dy institucioneve.
Sipas Doganës së Kosovës, vizita kishte për qëllim avancimin e bashkëpunimit bilateral dhe shkëmbimin e përvojave profesionale në fushën doganore.
“Vizita përfaqëson një mundësi të rëndësishme për dialog institucional dhe shkëmbim të njohurive mbi modernizimin e administratave doganore, transformimin digjital, inovacionin teknologjik, automatizimin e proceseve dhe përdorimin e zgjidhjeve moderne për rritjen e efikasitetit dhe sigurisë së zinxhirit të furnizimit.”- thuhet në komunikatën e Doganës së Kosovës.
Sipas Doganës së Kosovës, përvoja holandeze në këto fusha përbën një mundësi të rëndësishme për shkëmbim profesional dhe avancimin e mëtejshëm të proceseve të modernizimit në Kosovë.
“Përvoja e Doganës së Holandës dhe qasja e saj ndaj teknologjisë dhe inovacionit përbëjnë një vlerë të rëndësishme për shkëmbimin profesional dhe për avancimin e mëtejshëm të proceseve të modernizimit të Doganës së Kosovës.”- thuhet në komunikatë.
Dogana e Kosovës vlerëson se shkëmbime të tilla krijojnë mundësi konkrete për të mësuar nga praktikat e konsoliduara, për të identifikuar zgjidhje të reja dhe për të ndërtuar kapacitete të qëndrueshme institucionale.
Dogana e Kosovës ka shprehur mirënjohje për Doganën e Holandës për mikpritjen dhe organizimin e vizitës, si dhe për gatishmërinë për shkëmbim të përvojave dhe ekspertizës.
“Dogana e Kosovës shpreh mirënjohjen e saj të veçantë për Doganën e Holandës për mikpritjen e jashtëzakonshme, përgatitjen profesionale, organizimin e shkëlqyer dhe gatishmërinë për një dialog të hapur dhe një shkëmbim të vlefshëm të përvojave dhe ekspertizës.” – thuhet në komunikatë.
Sipas Doganës së Kosovës, bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve synohet të vazhdojë përmes dialogut institucional, shkëmbimit të ekspertizës dhe përdorimit të teknologjisë dhe inovacionit.
“Ne e vlerësojmë thellësisht partneritetin me Doganën e Holandës dhe besojmë se ky bashkëpunim do të vazhdojë të zhvillohet përmes dialogut të qëndrueshëm, shkëmbimit të ekspertizës, inovacionit, teknologjisë dhe angazhimit praktik, duke kontribuar në ndërtimin e administratave doganore më moderne, më efikase dhe më të ndërlidhura.”- thuhet në komunikatën e Doganës së Kosovës.
Sipas Doganës së Kosovës, partneriteti, shkëmbimi i njohurive dhe inovacioni janë çelësi për Doganat e së ardhmes.