LAJME

Ambasadorja e Izraelit viziton Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit

Ambasadorja e Izraelit viziton Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Shtator 2026, 15:01

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka vizituar Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, ku është pritur nga drejtori ekzekutiv, Osman Hajdari, dhe anëtarët e Këshillit Drejtues.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjes përmes donacioneve, ndërsa ambasadorja u njoftua me shërbimet, investimet dhe projektet e spitalit.

Vëmendje iu kushtua Repartit të Pediatrisë, ku drejtori Hajdari propozoi mbështetjen për pajisjen e një këndi me lojëra për fëmijë.

Pas takimit, ambasadorja Ziv vizitoi hapësirat e renovuara të Pediatrisë, ku punimet janë në fazën përfundimtare.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika