LAJME

FSK zhvillon qitje me mortaja 60, 81 dhe 120 mm në Shqipëri

FSK zhvillon qitje me mortaja 60, 81 dhe 120 mm në Shqipëri
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Shtator 2026, 14:44

Efektivë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar qitje me mortaja të kalibrave 60, 81 dhe 120 milimetra në poligonin e qitjes me armë të rënda të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

 

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë po thellohet dhe forcohet vazhdimisht përmes aktiviteteve të përbashkëta stërvitore.

“Në kuadër të trajnimeve në fushën e artilerisë dhe zjarrit indirekt, ushtarakët e Forcës së Sigurisë së Kosovës zhvilluan qitje me mortaja 60, 81 dhe 120 mm në poligonin e qitjes me armë të rënda të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut të Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, ka shkruar Maqedonci.

Sipas tij, gjatë këtij aktiviteti, pjesëtarët e FSK-së dëshmuan përgatitje të lartë profesionale, disiplinë dhe zbatim të standardeve gjatë realizimit të qitjeve.

“Aktivitete të tilla kontribuojnë në zhvillimin e kapaciteteve në fushën e artilerisë, ngritjen e aftësive operacionale dhe forcimin e ndërveprueshmërisë ndërmjet forcave tona”, ka shkruar tutje ministri Maqedonci.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika