LAJME

Raportohet e zhdukur një grua në Prizren, rasti po hetohet

Raportohet e zhdukur një grua në Prizren, rasti po hetohet
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Shtator 2026, 09:01

Raportohet se një grua është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Kështu bëri të ditur Policia e Kosovës derisa tregoi se rasti ka ndodhur më datë 13.09.2026 në rrugën “Xhafer Xërxa” në Prizren.

Ndërsa, raportimi për zhdukjen e saj ka ndodhur dje, më 16.09.2026.

Organet e rendit bëjnë të ditur se ky rast është duke u hetuar.

“Me 16.09.2026 është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar” – thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika