Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka bërë të ditur se një pjesë e Prizrenit nga e marta, më 03.11.2026 do të ketë reduktime të ujit, për shkak të mungesës së reshjeve dhe thatësirës së zgjatur.
Sipas njoftimit, kapacitetet ujore në burimet e ujit janë zvogëluar ndjeshëm, çka ka detyruar ujësjellësin që të fillojë me reduktime.
KRU “Hidroregjioni” ka bërë të ditur se nga ora 21:00 deri në ora 06:00 do të përballen me reduktime këto lagje:
Lagjja Pantelia;
Nënkala;
Hoqa Mahalla;
Rruga Sefedin Laqi;
Rruga Dokleatet;
Rruga Sezair Surroi;
Fshati Vlashnjë;
Rruga Drini me rrethinë;
Lagjja Bazhdarhane – pjesërisht;
Lagjja 11 Marsi – pjesërisht;
Lagjja Arbana – pjesa periferike;
Rruga Ukë Bytyqi – pjesërisht.
Ndërsa nga ora 06:00 deri në ora 21:00 me reduktime do të përballen:
Rruga Alajdin Xhezairi me rrethinë.
Kurse rënie të presionit të ujit prej orës 09:00 deri në 15:00 do të përballen rrugët:
Zekerija Rexha;
Saraji;
Nexhat Matranci;
Sylejman Vokshi;
Halim Spahiu;
Bashkim Suka;
Nait Berisha dhe zonat rreth tyre.
KRU “Hidroregjoni Jugor” ka thënë se është duke bërë përpjekje maksimale për optimalizimin e furnizimit dhe sipas tyre, me përmirësimin e kapaciteteve ujore, furnizimi me ujë do të ktheht në gjendje të rregullt.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.