Forca të shumta policore kanë zbarkuar në një objekt afarist në Prishtinë, ku operojnë disa qendra të thirrjeve telefonike (Call Center), duke zhvilluar një operacion hetimor në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare.
Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, e cila ka bërë të ditur se aksioni është ende në zhvillim.





