Yoga është një mjet i fuqishëm për të ulur stresin, për të rritur fleksibilitetin, gjithashtu rrit vetë besimin, përqëndrimin, largon depresionin, përmirëson kujtesën, rrit imunitetin e trupit, shëron tensionin e lartë, përmirëson qarkullimin e gjakut, zbut dhimbjet e shkaktuara nga artriti, osteoporoza, rrit lëvizshmërinë e trupit si dhe forcen e qetësinë mendore.
Për më shumë se një mijë vjet, praktikuesit e yogës kanë përdorur këtë formë të stërvitjes si mjet për të përmbushur qëllimin personal dhe për të rritur vetëdijen.
Yoga nuk është vetëm një mënyrë e ushtrimit fizik, por gjithashtu është një rrugë për zhvillimin personal dhe për të gjetur një ndjenjë të brendshme të qetësisë dhe harmonisë. Përmes praktikës së yogës, individët mund të eksplorojnë thellësitë e tyre të brendshme dhe të shfrytëzojnë potencialin e tyre të plotë për shëndet dhe lumturi.





