Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është dënuar me një vit burgim me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend më 2018. Pra ai nuk do të vuajë burgimin, po që se brenda një viti nuk kryen tjetër vepër penale.
Sveçla është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë për veprën penale “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.





