LAJME

Sonte ndërrohet ora, akrepat do të shkojnë 60 minuta pas

Sonte ndërrohet ora, akrepat do të shkojnë 60 minuta pas
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Tetor 2026, 22:33

Siç ka ndodhur çdo vit, në fundjavën e fundit të tetorit do të përfundojë ora verore, akrepat e së cilës do të kthehen 60 minuta prapa dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit.

Të dielën më 25 tetor në orën 03:00 akrepat kthehen 60 minuta pas duke na mundësuar atë ditë që të flemë një orë më shumë.

Zhvendosja e akrepave në Evropën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-ta me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.

Ndryshimi i orës në kontinentin Evropian u vendos si ligj evropian në vitin 1981.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika