Nait Hasani ka kritikuar kthimin në Kuvend të ligjit për Dhomat e Specializuara, duke e cilësuar këtë veprim si shenjë të papjekurisë politike në hartimin dhe harmonizimin e legjislacionit.
Sipas Hasanit, deputetët i kishin besuar kërkesës së PDK-së dhe e kishin votuar ligjin me 84 vota, duke e bërë atë një ligj të miratuar nga Kuvendi i Kosovës.
“Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Përparim Gruda, ka dalë dhe e ka mbrojtur ligjin, ka thënë se është i harmonizuar me të gjitha. Deputetët i kanë besuar kësaj kërkese të PDK-së dhe e kanë votuar me 84 vota. Është ligj i deputetëve të Kuvendit të Kosovës tashmë”, ka deklaruar Hasani, i ftuar në emisionin “Blic Interview me Astrit Gashin”.





