LAJME

Maqedonci: Gjatë pesë viteve u rekrutuan mbi 3 mijë ushtarë të rinj në FSK

Maqedonci: Gjatë pesë viteve u rekrutuan mbi 3 mijë ushtarë të rinj në FSK
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Tetor 2026, 16:35

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se gjatë pesë viteve të fundit janë rekrutuar 3 mijë e 220 ushtarë të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).Përmes një njoftimi, Maqedonci ka thënë se me këtë është fuqizuar kapaciteti njerëzor i FSK-së dhe është arritur më shumë se dyfishimi i numrit të ushtarëve.Ai ka theksuar se investimet në zhvillimin dhe profesionalizimin e ushtrisë do të vazhdojnë.

“Vazhdojmë të investojmë në zhvillimin dhe profesionalizimin e ushtrisë sonë, me synimin për të ndërtuar një forcë gjithnjë e më të fuqishme, moderne dhe të gatshme për mbrojtjen e Republikës së Kosovës” – ka shkruar Maqedonci, të shtunën, më 24.10.2026.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika