Pas raportimeve në rrjete sociale se tarifa për kalimin në Rrugën e Kombit do të rritet nga 5 në 8 euro, ka reaguar Enea Karakaçi, ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri.Ai ka thënë se informacioni nuk është i vërtetë dhe nuk ka ndonjë ndryshim të tarifës.“E PAVËRTETË.
Në rrjetet sociale po qarkullojnë informacione se tarifa e kalimit në Rrugën e Kombit do të rritet në 8 euro. Ky informacion është i pavërtetë” – ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.
“Nuk ka asnjë rritje të tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë NUK ka asnjë plan për ndryshimin apo rritjen e tarifës aktuale” – thuhet në reagimin e ministrit Karakaçi.







