LAJME

Përfundon restaurimi i Valanicës dhe Mullirit tradicional në Bellobrad të Dragashit

Përfundon restaurimi i Valanicës dhe Mullirit tradicional në Bellobrad të Dragashit
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Tetor 2026, 16:23

Ka përfunduar restaurimi i Valanicës dhe Mullirit tradicional në fshatin Bellobrad të komunës së Dragashit, një aset i trashëgimisë kulturore që nga shekulli XIX ka shërbyer për bluarjen e grurit e misrit dhe përpunimin e leshit.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bugujevci, e cila ka theksuar rëndësinë e këtij objekti për ruajtjen e trashëgimisë tradicionale të rajonit të Opojës.

Sipas Bugujevcit, veçantia e këtij aseti qëndron në faktin se dy zeje tradicionale, bluarja e drithërave dhe përpunimi i leshit, janë zhvilluar nën të njëjtën çati.

Valanica dhe Mulliri përbëjnë një dëshmi të rëndësishme të mënyrës së jetesës dhe mjeshtërisë së dikurshme të banorëve të Opojës.

Përfundimi i restaurimit paraqet një hap konkret drejt ruajtjes dhe mbrojtjes së kësaj trashëgimie kulturore, duke mundësuar që vlerat dhe traditat e së kaluarës të ruhen edhe për brezat e ardhshëm.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika