Kalorësi nga Opoja, Rinor Rexhepi, ka zënë vendin e parë në garën me kuaj në distancën prej 2.000 metrash, me kalin e tij VAZIR, duke vazhduar serinë e sukseseve në këtë sport.
Rexhepi, pjesë e Klubit të Kuajve “Opoja” nga Bresana, triumfoi në garën e zhvilluar më 24 tetor në Darëzezë të Fierit, në Shqipëri. Aktiviteti u organizua nga Klubi i Hipizmit “Kalorësit Illyrian”.
Pas këtij suksesi, Klubi i Kuajve “Opoja” – Bresanë ka bërë të ditur se kali VAZIR ka arritur nëntë fitore radhazi, duke vlerësuar pasionin, përkushtimin dhe punën e vazhdueshme të ekipit.






