Home LAJME Wesley Clark: Millosheviqi më tha se do t’i vrasë të gjithë shqiptarët

Wesley Clark: Millosheviqi më tha se do t’i vrasë të gjithë shqiptarët

0
Wesley Clark: Millosheviqi më tha se do t’i vrasë të gjithë shqiptarët

Gjenerali i NATO-s gjatë kohës së luftës në Kosovë, Wesley Clark, ka nisur dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara. Duke iu përgjigjur pyetjeve të mbrojtjes së Hashim Thaçit, Clark ka thënë se UÇK-ja ishte e përbërë nga grupe lokale të vetorganizuara. Po ashtu ka folur për bisedat e tij me Sllobodan Millosheviqin.

Ish-komandanti suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropë, Wesley Clark, ka deklaruar të hënën para Dhomave të Specializuara në Hagë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte e forcë e vetorganizuar.

Në dëshminë e tij në rastin ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, Clark ka theksuar se UÇK-ja më 1998 përbëhej prej grupeve lokale të armatosura të shqiptarëve, krijimi i të cilave është nxitur nga rritja e represionit të Serbisë.
“Nuk kishte shumë informacion, s’kishte shumë gjëra për të folur sa i takon komandës (së UÇK-së në verë dhe vjeshtë të 98-s v.j). Me sa dinim ne, bëhej fjalë për grupe lokale të cilat ishin formuar pak a shumë në mënyrë spontane në përgjigje ndaj shtypjes serbe prej shumë e shumë vjetësh. Në veçanti pas vrasjes së familjes Jashari gjithmonë e më tepër filloi të krijohej një alarm i përgjithshëm që do të kishte më shumë zhvillime negative dhe për këtë arsye njerëzit gjithmonë e më tepër formonin këto grupe lokale”, ka thënë Clark./koha.net/

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here