Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se në Kosovë kanë mbërritur edhe 13 autoambulanca të reja, të cilat së shpejti do të shpërndahen nëpër komuna.
13 autoambulanca të reja mbërrijnë në Kosovë, së shpejti shpërndahen nëpër komuna

Sipas tij, autoambulancat janë të pajisura me të gjitha pajisjet e nevojshme për mbështetjen bazike të jetës (BLS), duke mundësuar ndërhyrje të shpejtë në vendngjarje dhe kujdes për pacientët gjatë transportit drejt spitaleve.
Vitia theksoi se ky investim synon forcimin dhe modernizimin e kujdesit parësor shëndetësor, si dhe ofrimin e shërbimeve emergjente më të shpejta, më të sigurta dhe më cilësore për qytetarët.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

KFOR: Ushtarët e NATO-s vazhdojnë patrullimet në gjithë Kosovën, 24 orë në ditë

Profesori Verim Selmani i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren

KEDS-i vendos kutinë e re elektrike në fshatin Atmaxhë të Prizrenit, eliminohet rreziku për banorët

