LAJME

KFOR: Ushtarët e NATO-s vazhdojnë patrullimet në gjithë Kosovën, 24 orë në ditë

KFOR: Ushtarët e NATO-s vazhdojnë patrullimet në gjithë Kosovën, 24 orë në ditë
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Nëntor 2026, 17:28

Misioni i KFOR-it ka bërë të ditur se ushtarët e tij vazhdojnë të jenë të angazhuar në detyrat e tyre në të gjithë territorin e Kosovës, 24 orë në ditë dhe shtatë ditë në javë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, KFOR-i ka theksuar se ky angazhim bëhet në të mirë të të gjitha komuniteteve në Kosovë.

“24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, ushtarët e misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, mbeten të përkushtuar ndaj detyrave të tyre në të gjithë Kosovën, në të mirë të të gjitha komuniteteve”, thuhet në postimin e KFOR-it.

Në postim janë publikuar edhe fotografi nga aktivitetet dhe patrullimet ushtarake të misionit.

KFOR-i vazhdon të ketë për detyrë ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë banorët e Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika