LAJME

Përfundon vizita zyrtare e delegacionit të FARSH-së në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së

Përfundon vizita zyrtare e delegacionit të FARSH-së në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Nëntor 2026, 14:16

Ka përfunduar vizita zyrtare dyditore e delegacionit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), i udhëhequr nga gjeneralmajor Ferdinant Dimo, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Delegacioni shqiptar u prit nga komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Jeton Dreshaj, së bashku me përfaqësues të tjerë të lidershipit të kësaj komande.

“Gjatë vizitës u zhvilluan takime dhe diskutime lidhur me bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet dy institucioneve, si dhe mundësitë për avancimin e mëtejshëm të tij, me theks të veçantë në fushën e edukimit, arsimimit dhe zhvillimit profesional të pjesëtarëve të të dyja forcave” – thuhet në njoftimin e FSK.

 Vizita shërbeu gjithashtu për shkëmbimin e përvojave dhe shqyrtimin e mundësive të reja të bashkëpunimit, duke riafirmuar përkushtimin e përbashkët të FSK-së dhe FARSH-së për forcimin e marrëdhënieve ndërinstitucionale dhe ngritjen e mëtejshme të kapaciteteve profesionale.

Bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve mbetet një element i rëndësishëm në zhvillimin profesional dhe forcimin e kapaciteteve të dy forcave.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika