LAJME

Kuvendi i Kosovës mban nesër dy seanca

Kuvendi i Kosovës mban nesër dy seanca
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Nëntor 2026, 14:18

Kuvendi i Kosovës nesër me fillim në ora 10:00 vazhdon me seancën plenare ku do të trajtonhen pikat e papërfunduara të seancave të kaluara.

Rendi i ditës:

I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 12 dhe 13 nëntor 2026:

9. Votimi i Propozim Rezolutës nga Interpelanca me ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë, z. Arben Vitia, në lidhje me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi dhe mungesa e barnave onkologjike;

10. Votimi i Propozim Rezolutës nga Mocioni përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë,

II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 19 nëntor 2026:

12.    Procedimi i nismave legjislative të qytetarëve për hartimin e projektligjeve nga Kuvendi i Republikës së Kosovës,

13.    Emërimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës,

14.    Zgjedhje e dy (2) anëtarëve nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës,

15.    Rekomandimi i Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e katër (4) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,

16.    Propozimi i GP të LDK-së për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin Parlamentar Hetimor për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

Ndërsa, në ora 13:00 Kuvendi mban seancë të re plenare.

Në rend dite janë tri pika:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës;

2. Pyetjet parlamentare;

3. Miratimi i Buxhetit të Komisionit Parlamentar Hetimor për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika