LAJME

KEDS-i vendos kutinë e re elektrike në fshatin Atmaxhë të Prizrenit, eliminohet rreziku për banorët

KEDS-i vendos kutinë e re elektrike në fshatin Atmaxhë të Prizrenit, eliminohet rreziku për banorët
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Nëntor 2026, 16:07

Banorët e fshatit Atmaxhë të Prizrenit ditë më parë kishin ngritur shqetësimin për rrezikun që paraqiste një kuti shpërndarëse pranë trafostacionit në këtë fshat. Pajisja ishte dëmtuar si pasojë e vjetërsisë, ndërsa dyert e dëmtuara ose që mungonin mundësonin qasjen e lehtë në pjesët elektrike, duke paraqitur rrezik për sigurinë e banorëve.

Pas shqetësimeve të ngritura nga banorët, të hënën, më 23 nëntor, KEDS-i ka intervenuar duke vendosur kutinë e re elektrike duke eliminuar rrezikun.

Zëdhënësi i KEDS-it, Adlum Ramadani, ka konfirmuar për TV Prizrenin se ekipet e kompanisë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për sanimin e problemit.

“Lidhur me shqetësimin në fjalë, ekipet tona kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme, duke eliminuar rrezikun dhe duke e riparuar atë”, ka njoftuar Ramadani.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika