Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prizren, ka njoftuar se radhëve të saj i është bashkuar profesori Verim Selmani, i cili u mirëprit nga nënkryetarja e kësaj qendre, Dafina Alishani.
Sipas njoftimit të kësaj partie, Selmani është profesionist i fushës së arsimit gjithëpërfshirës, me përvojë në mbështetjen dhe edukimin e fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore.
Prej nëntë vitesh, ai është pjesë e Qendrës Burimore për Mësim dhe Këshillim “Nënë Tereza” në Prizren. Gjatë përvojës së tij profesionale ka punuar si mësimdhënës klasor dhe mësimdhënës udhëtues, ndërsa aktualisht angazhohet si trajner dhe ekspert i arsimit gjithëpërfshirës.
Në njoftimin e saj, Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka vlerësuar se Selmani i bashkohet subjektit me përvojën dhe profesionalizmin e tij, duke e cilësuar këtë si pjesë të angazhimit të përbashkët për zhvillimin e Prizrenit dhe Kosovës.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.