Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë pjesë në forumin “Nga shkolla te komuniteti: Ndërtimi i një kulture të të mësuarit gjatë gjithë jetës në Prizren”, organizuar nga OJQ THY në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit.
Në këtë forum, përfaqësues të institucioneve arsimore, drejtues të shkollave dhe shoqërisë civile diskutuan për rëndësinë e edukimit të vazhdueshëm, rolin e shkollës në komunitet dhe ndërlidhjen e arsimit me tregun e punës.





