Policija Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media, ka njoftuar se me datë 25 maj 2021, policia ne Prizren është informuar nga 112, se ne fshatin Hoqe e Qytetit te Prizrenit, ka gjuajtje me arme te zjarrit , ku pas marrjes se kësaj informate menjëherë njësitet policore kanë dal ne vendin e ngjarjes, po ashtu ne atë drejtim kishte shkuar edhe ekipi i urgjencës. Ku viktimës i është dhen ndihma mjekësorë dhe sipas mjekut viktima është jashtë rrezikut për jetë, i njëjti është i lënduar (plagosur) ne këmbën e majte. Pas marrjes se ndihmës mjekësorë viktima lirohet për ne shtëpi!
Lidhur me rastin hetuesit policor kanë dalë në vend të ngjarjes dhe i kanë ndërmarrin të gjitha veprimet hetimore. Vendi i ngjarjes është proceduar nga hetuesit e Forenzikës. Gjatë procedimit të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale; dy gëzhoja të pistoletës dhe një kaçavidë.





