Home LAJME Votojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Votojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë

0
Votojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në Dhomat e Specializuara në Hagë, kanë votuar për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Elezi tha se shtetasit e Kosovës kanë realizuar të drejtën kushtetuese sipas procedurave dhe akteve nënligjore të KQZ-së.

“Mund t’iu konfirmoj se shtetasit e Kosovës që ndodhen në Dhomat e Specializuara, në Hagë, kanë realizuar të drejtën kushtetuese dhe kanë votuar në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, sipas procedurave dhe akteve nënligjore të KQZ-së”, tha Elezi.

Ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë janë ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here