Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se angazhimi i Aleancës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë do të mbetet i pandryshuar, pavarësisht zhvillimeve që lidhen me aktgjykimin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre ish-komandantëve të tjerë të UÇK-së në Hagë.
Rutte theksoi se KFOR-i do të vazhdojë të kontribuojë në stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës, pavarësisht se çfarë lajmesh mund të dalin këtë javë.
“Dhe tashmë, për më shumë se dy dekada, kemi një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit. Kjo vlen edhe sot. Kjo vlen pavarësisht se çfarë lajmesh mund të dalin këtë javë apo në periudhën që vjen, por edhe sa i përket angazhimit tonë afatgjatë për paqen dhe sigurinë në Kosovë.”, tha Rutte





