LAJME

Sejnur Veshall emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Sejnur Veshall emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Shtator 2026, 16:29

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Sejnur Veshallin nga Prizreni në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Veshalli, i cili vjen nga komuniteti rom, ka reaguar pas emërimit, duke falënderuar kryeministrin Kurti për besimin e dhënë.

Në një postim të tij, ai ka thënë se në detyrën e re do të angazhohet për të dhënë kontributin e tij, me synimin për një shoqëri ku qytetarët trajtohen në mënyrë të barabartë dhe kanë mundësi të njëjta.

“Falëminderit, Kryeministër Kurti, për besimin!Me përgjegjësinë e dhënë si zëvendësministër në Sport dhe Rini, do të jap kontributin tim të plotë, duke shërbyer me dije dhe dinjitet për një shtet dhe shoqëri ku secili qytetar trajtohet i barabartë dhe me mundësi të njëjta.” ka perfunduar Veshall.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika