LAJME

Dogana ndalon katër Rolex të padeklaruara në Vërmicë, kapin vlerën e rreth 33 mijë eurove

Dogana ndalon katër Rolex të padeklaruara në Vërmicë, kapin vlerën e rreth 33 mijë eurove
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Shtator 2026, 15:58

Dogana e Kosovës ka parandaluar një rast të shmangies së detyrimeve doganore në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, ku janë zbuluar katër orë luksoze të markës Rolex, me vlerë të përafërt prej 33 mijë eurosh.

Sipas Doganës, gjatë kontrolleve rutinore, zyrtarët kanë ndaluar për kontroll një automjet që kishte hyrë me shpejtësi të lartë në territorin e Kosovës. Udhëtari, shtetas i huaj, gjatë pyetjes nga zyrtari doganor nuk kishte deklaruar se posedonte mallra apo vlera monetare për deklarim.

Pas dyshimeve të ngritura gjatë kontrollit fillestar, automjeti është dërguar në vijën e dytë për kontroll të detajuar, ku janë gjetur katër orët Rolex.

Mallrat janë ndaluar përkohësisht në pikën kufitare në Vërmicë, ndërsa rasti është duke u trajtuar sipas procedurave dhe legjislacionit në fuqi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika