Sektori Rajonal i Hetimeve i drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale “Vjedhje e rëndë”, që ka ndodhur me datë 03.03.2022 , rreth orës 20:30 në një shtëpi në, në rrugën “Hazir Tolaj” në Prizren.
Më datë 03/03/2022 rreth orës 20:30 është raportuar një rast “Vjedhje e Rende” që ka ndodhur në një shtëpi në rrugën “Hazir Tolaj” ne Prizren, ku dyshohet se persona të dyshimtë kanë shfrytëzuar mosprezencën e familjareve në shtëpi dhe kanë arritur të vjedhin kasafortën, ku në kasafortë ka pasur stoli ari me vlerë prej 20 mijë eurosh si dhe një armë zjarri-pistoletë model Tanfogiio Compact F ,9x9mm në emër te Viktimës.
“Sektori Rajonal i hetimeve në Prizren ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar dy fotografi nga kamerat e sigurisë, mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikim e të dyshuarve”.





