PRIZRENI ME RAJON

Vjehrri nga Suhareka e raporton zhdukjen e resë

Vjehrri nga Suhareka e raporton zhdukjen e resë
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Shkurt 2022, 12:54

Një burrë nga Suhareka ka raportuar në Polici se gruaja e djalit të tij është larguar nga shtëpia dhe s’është kthyer më.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se rasti është duke u hetuar.

“PERSON I ZHDUKUR- Suharekë 04.02.2022 – 11:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se bashkëshortja e djalit të tij, viktima femër kosovare, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport./

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika