LAJME

Viktima vdiq në vend të ngjarjes, policia jep detaje për aksidentin në Prizren

Viktima vdiq në vend të ngjarjes, policia jep detaje për aksidentin në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Nëntor 2025, 08:29

Një i moshuar dje humbi jetën pasi u godit me një veturë në Prizren, shoferi i së cilës ishte një polic.

“Rr. Ismail Kryeziu, Prizren 07.11.2025 – 18:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, derisa ishte duke drejtuar automjetin e tij, ka goditur viktimën mashkull kosovar, i cili ishte duke kaluar rrugën. Si pasojë e lëndimeve, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u trajtuar nga IPK”.

IPK dje ka bërë të ditur se zyrtari policor ka qenë jashtë detyrës zyrtare dhe me veturë private, me të cilën edhe e ka shkaktuar aksidentin me pasoja fatale duke goditur një këmbësor.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika