Gjatë natës së mbrëmshme është vjedhur një veturë e tipit “BMW”, në fshatin Kabash të Prizrenit.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe Shaban Osmanollaj nga Policia e Kosovës, për rajonin e Prizrenit.
“Po është raportuar për një veturë me targa hungareze, vjedhja ka ndodhur gjatë natës”, ka thënë ai.






