PRIZRENI ME RAJON

Vidhet një veturë “BMW” në Kabash të Prizrenit, në të kishte dokumente me vlerë, pronari kërkon ndihmë për ta gjetur

Vidhet një veturë “BMW” në Kabash të Prizrenit, në të kishte dokumente me vlerë, pronari kërkon ndihmë për ta gjetur
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Tetor 2020, 15:38

Gjatë natës së mbrëmshme është vjedhur një veturë e tipit “BMW”, në fshatin Kabash të Prizrenit.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe Shaban Osmanollaj nga Policia e Kosovës, për rajonin e Prizrenit.

“Po është raportuar për një veturë me targa hungareze, vjedhja ka ndodhur gjatë natës”, ka thënë ai.

Ndryshe në veturë kanë qenë edhe dokumentet personale (letënjoftim, viza hungareze).

Të gjithë ata që mund të kenë informacion të lajmërohen në këta numra: 044925519. ‭049631626‬.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika