LAJME

Prokuroria e Prizrenit dhe Policia diskutojnë bashkëpunimin në luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike

Prokuroria e Prizrenit dhe Policia diskutojnë bashkëpunimin në luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Nëntor 2026, 16:17

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka pritur në takim Azem Krasniqin, shef i Sektorit të Njësive Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve në luftimin e korrupsionit dhe kriminalitetit ekonomik.

Gjatë takimit është diskutuar për hetimin e veprave penale që cenojnë integritetin institucional dhe interesin publik, si dhe për koordinimin më të ngushtë ndërmjet Prokurorisë dhe Policisë së Kosovës.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe sektorit të ndërtimit, veçanërisht çështjeve që lidhen me lejet e ndërtimit të objekteve banesore dhe rasteve të mundshme të shkeljeve ligjore që mund të përbëjnë vepra penale.

Po ashtu, është diskutuar për funksionalizimin e njësive të specializuara për hetimin e korrupsionit, shkëmbimin e informacioneve dhe avancimin e metodave hetimore, si dhe për sfidat në sigurimin dhe analizimin e provave në rastet e krimeve ekonomike dhe korrupsionit.

 

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika