LAJME

Tentoi ta godiste policin me veturë, përfundon duke shkaktuar vetaksident në Prizren

Tentoi ta godiste policin me veturë, përfundon duke shkaktuar vetaksident në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Nëntor 2026, 11:06

Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se ka tentuar ta godasë me veturë një zyrtar policor.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari nuk i është bindur urdhrit për ndalje dhe më pas ka shkaktuar vetaksident.

Në automjet ndodheshin edhe 3 pasagjerë, ndërsa si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“I dyshuari pasi nuk është ndalur me veturë ka vazhduar rrugën dhe ka shkaktuar vet-aksident me të cilin kanë qenë edhe tre pasagjer. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika