Sot, rreth orës 13:13 , është raportuar ne polici se ne Suhareke ne Rr.” Brigada 123’, në banesën e tije në ndërtesën e “Euro Ing ” është gjetur një person me lëndime ne koke te shkaktuara nga përdorimi i armës se zjarrit.
Dyshohet se viktima e rastit E.K. ( 2004) ,ne banesën e tijë ,gjatë manipulimit me armë zjarri ,e njëjta i ka shkrepur dhe për pasoje i janë shkaktuar lëndime trupore të natyrës se rëndë .
Viktima nga ana ekipit të Urgjencës është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Prizrenit , ku nga ana e mjekut kujdestar konfirmohet vdekja e tije .
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është sekuestruar një armë zjarri dhe një gëzhojë. Dyshohet se arma e zjarrit i përket zyrtarit policor te PK-se (Prindi i viktimës) i cili gjendej jashtë detyrës zyrtare.
Lidhur me rastin njoftohet Prokurori i Shtetit dhe IPK ( Inspektorati Policor I Kosoves) të cilët kanë dalur në vendin e ngjarjes , dhe bashkë me zyrtarë të Sektorit Rajonal te Hetimeve të DRP-se te Prizrenit. Policia në fund njofton se hetimet për rastin në fjalë të cilesuar si “Vdekje e Dyshimte” do të vazhdojnë.