PRIZRENI ME RAJON

Vetura me targa zyrtare hyn në rrugë njëkahëshe në Prizren

Vetura me targa zyrtare hyn në rrugë njëkahëshe në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Korrik 2022, 17:28

Veturat zyrtare shpesh herë ndodh të thyejnë rregullat në komunikacion si dhe të rrezikojnë jetën e qytetarëve siç ka ndodhur edhe së fundmi.

Një qytetar ka dërguar pamje në faqen e redaksisë, teksa shihet vetura zyrtare me targa 3Z, duke kaluar në rrugë njëkahshe, ani pse kishte këmbësorë duke ecur në atë rrugë.

Rasti ka ndodhur në qytetin e Prizrenit rreth orës 12:00 në rrugën “Brahim Osmanaj”.

Ashtu siç bën të ditur sinjalizuesi, ai ka ndalur veturën për ta pyetur se si mund të thyhen rregullat e komunikacionit nga një veturë zyrtare.

Shoferi i veturës ka përdorur fjalë banale drejt sinjalizuesit, i njëjti ka vazhduar në drejtim të tij me një shpejtësi të vrullshme.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika