PRIZRENI ME RAJON

Vetura e vjedhur në Holandë, ndalohet në Vërmicë

Vetura e vjedhur në Holandë, ndalohet në Vërmicë
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Maj 2022, 09:38

Policia kufitare në një komunikatë për media ka njoftuar se më 27.05.2022 rreth orës 16:50, në Vermicë, në hyrje për në RKS, ka ndaluar për kontrollim në vijën e dytë një veturë me targa të Shqipërisë.

Policia e Kovës së bashku me policë nga FRONTEX të cilët janë me mision në PKK Vermicë, gjatë procedurave të kontrollit dhe verifikimit, kanë vërtetuar se automjeti është lajmëruar ‘i vjedhur’ në vitin 2020 në Holandë.
Vlen të ceket se në automjet kishte ndërhyrje mekanike në elementet identifikuese të makinës.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe është iniciuar rasti i cili do të vazhdohet në procedurë të rregullt, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika