PRIZRENI ME RAJON

Vetura bie nga ura në Gjonaj, ndërron jetë një person, lëndohen dy të tjerë

Vetura bie nga ura në Gjonaj, ndërron jetë një person, lëndohen dy të tjerë
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Shtator 2021, 21:43

Ne orët e mbrëmjes së të shtunës në rajonin e Prizrenit kanë ndodhur dy aksidente me fatalitet. Njëri ka ndodhur rreth orës 19:30 ne Pllavë të komunës së Dragashit ku nje automjet ka goditur per vdekje një 70 vjeqarë , ndërsa aksidenti i dytë ka ndodhur tek Ura e Gjonajve të Hasit.

Sipas rreshterit Vesel Gashi rasti i dytë ishte vetaksident pasi automjeti ka rënë nga ura , ku për pasojë një person ka vdekur dhe dy te tjerë janë lënduar , njëri ne gjendje më të rëndë . Personat janë duke u trajtuar në Spitalin rajonal të Prizrenit ./tvprizreni.net/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika