PRIZRENI ME RAJON

Vetëvendosje në Prizren: Është larguar trotuari për këmbësorë dhe është ndërtuar një rrugë e re pa “Kod Buxhetor”

Vetëvendosje në Prizren: Është larguar trotuari për këmbësorë dhe është ndërtuar një rrugë e re pa “Kod Buxhetor”
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Qershor 2023, 21:18

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, përmes një komunikate për media ka akuzuar, kryetarin Shaqir Totaj, se është shndërruar në shërbëtor të kërkesave të një operatori ekonomik privat duke larguar trotuarin për këmbësorë dhe duke ndërtuar një rrugë të re pa “Kod Buxhetor”.

Reagimi i plotë:

Është larguar trotuari për këmbësorë dhe është ndërtuar një rrugë e re pa “Kod Buxhetor”, e cila shërben për hyrje të veçantë në Qendrën Tregtare – Abi Qarshia. Lëvizja e lirë e qytetarëve është cenuar vetëm për interesat ekonomike të një kompanie private.

Kryetari i komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj është shndërruar në shërbëtor kryesor të realizimit të kërkesave të një operatori ekonomik privat!

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika