PRIZRENI ME RAJON

Veteranët e “ Prizren master”, kualifikohen për në çerekfinale të “Master Cup Antalya 2022”

Veteranët e “ Prizren master”, kualifikohen për në çerekfinale të “Master Cup Antalya 2022”
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Tetor 2022, 13:59

Veteranët e futbollt “ Prizren master”, pas kalimit të fazës së grupeve duke arritur suksese të njëpasnjëshme në një nga turnetë më masovik ndërkombëtar i cili po mbahet për herë të katërt, që njihet me emrin “ Master Cup Antalia”, i cili po organizohet në në qytetin bregdetar turk, ia kanë dalur që të kualifikohen për në çerekfinale të këtij turneu ndërkombëtar, pasi kanë shënuar edhe fitoren e radhës mëngjesin e sotëm në ndeshjen kundër skuadrës turke, Elazig Karakoçan me rezultat 2:1 të vlefshme për 1/8 e finales.

Në ndeshjen çerekfinale, prizrenasit do të përballen me skuadrën, Gaziantep Beykent.

Edhe në fazën e grupeve, veteranët prizrenas ishin të parët në renditje, pasi arriten të grumbullonin 7 pikë nga dy fitore dhe një barazim.

Ndryshe, në këtë turne me mjaft sukses është duke u paraqitur edhe skuadra tjetër prizrenase “ Lumbardhi”, si dhe përfaqësuesja e veteranëve të futbollit të Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika