PRIZRENI ME RAJON

Vetaksident në lagjen “Bazhdarhane”, rrokulliset vetura

Vetaksident në lagjen “Bazhdarhane”, rrokulliset vetura
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Tetor 2023, 14:03

Rreth orës 13:00 në rrugën “Rrustë Kabashi” ka ndodhur një vetaksident, raporton TV Prizreni.

Sipas zyrtarit për informim në Policinë e Prizrenit, Vesel Gashi, si pasojë e këtij vetaksidenti kanë pësuar lëndime të lehta trupore dy persona.

“Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Rrustë Kabashi” rreth orës 13:00. Është vetaksident dhe deri tek ky vetaksident ka ardhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë. Ka goditur një pjesë të rrugës dhe automjeti është rrokullisur. Dy persona janë dërguar në Emergjencë për ndihmë mjekësore. Gjendja e tyre sipas informatave fillestare është me lëndime të lehta dhe jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në përgjigjen e zyrtarit për informim në Policinë e Prizrenit, Vesel Gashi./tvprizreni

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika